Siri: Sulme vetëvrasëse kundër forcave qeveritare në Homs

Nga sulmet vetëvrasëse kundër forcave të qeverisë së Sirisë në qytetin perëndimor Homs, janë vrarë së paku 42 vetë, kanë thënë aktivistët e Observatorit sirian për të drejtat e njerit, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Ky observator me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, ka njoftuar se sulmet vetëvrasëse janë kryer sot afër selisë së sigurisë shtetërore dhe inteligjencës ushtarake në Homs.

Në mesin e të vrarëve është edhe një oficer i lartë i inteligjencës.

Guvernatori i provincës Homs, Talal Barzani, tha se më tepër se 20 vetë janë vrarë.

Nuk është menjëherë e qartë nëse sulmuesit ishin nga radhët e organizatës ekstremiste, Shteti Islamik, ose grupet e tjera.

Kohëve të fundit, militantët e Shtetit Islamik kanë ndërmarrë sulme me bomba në Homs, që është qyteti i tretë më i madh në Siri, dhe në masë të madhe është nën kontroll të forcave qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button