Edhe pretendenti për kryeministër,… luftë!

Edhe pse që nga e kaluara i kemi ditur maqedonasit për qëndrimin dhe disponimin e tyre ndaj gjithçka që është shqiptare, por këto ditë e gjithë ai mllef ndaj neve shqiptareve doli ne shesh. U pa qartë se sa alergjik janë ndaj edhe vet ekzistencës së shqiptarëve në Maqedoni. Si mund të bashkëjetohet me dikë kur ai të urren, diskriminon dhe tenton të shtrydh? Merrni me mend edhe premieri! Çka mund të presësh nga këto politikan dhe qytetarë qe sapo e hap televizorin apo internetin t’i bombardojnë veshët dhe sytë me frazeologji fashiste. Si mund të bashkëjetohet dhe të bashkëveprohet me ato pushtetar te cilët gjithmonë pa edhe tani llogaritin veten si “agallarë” kurse neve si robër të nënshtruar dhe të detyruar që, ne t’u shërbejmë dhe të mbamë llogari për këtë shtet të cilin e llogaritin si vetëm të tyre.Si mund t’i besosh dhe të mbështet një kryetar qeverie kur i mashtron gjeneratat e reja që kanë lindur pas viteve të ’90-ta të cilët nuk i kanë përjetuar traumat që solli konflikti i 2001-shit. Më vjen keq se, pse nuk del një i ri maqedonas dhe t’ia thotë se, me jetën tone ti zotëri duash të rish akoma në pushtet?

Ato, të helmuar nga propaganda si mediatike ashtu edhe politike, verbërisht, për një pjesë byrek dhe një gotë jogurt, bredh me turmat nëpër qytet duke brohoritur parulla fashiste dhe nacionaliste duke shitur “patriotizëm” maqedonas. Ç’të keqe ka kur dikush kërkon të drejtat e veta dhe nuk t’i cenon të drejtat e juaja? Vetëm të ndalesh e të dëgjon paraqitjen e qytetarëve maqedonas nëpër televizorë, rrjetet sociale dhe portale te ndryshme, do të thuash ku dhe si jetuakam në këtë shtet dhe me këto barbarë. Do fare analistësh tanë në paraqitjet e tyre ne TV apo kolumna, tentojnë të tregojnë kulturë  parashtrohet pyetja se: a, ia vlen të tregohesh i kulturuar ndaj ati i cili nuk ka kulturë dhe nuk tregon respekt ndaj asaj që është edhe e ytja (si ajo etnike ashtu edhe ajo qytetare)? Si duket është koha që duhet thënë troç se nëse nuk mund maqedonasit me na durua dhe respektuar kemi rrugë dhe forma  tjera d.m.th. secili shikon punën e vet ne shtëpinë e vet. Këtë që e them nuk është dëshirë e jonë por nevojë që, vet maqedonasit na e imponojnë dhe detyrojnë ta  themi dhe nesër edhe ta realizojmë.

I kuptojmë se e kanë pak vështirë të barazohemi me ato sepse janë mësuar që, ne gjithmonë kemi qenë argatët dhe shërbëtorët e tyre. Nuk mund të binden dhe ta marrin me mend se shqiptari të ketë pozitë prej ku do të urdhëroj maqedonas apo udhëheq me pushtetin. Thonë se, ne qenkemi ato që e destabilizojmë shtetin – pse nuk ndalen dhe të analizojnë se ku është shkaku që sjell deri tek destabilizimi.

T’u kthehem tanëve (partive politike shqiptare)

Mjaftë aktruan është koha t’i largojnë maskat dhe të veprohet në të mirën e kësaj popullate e mjerë dhe t’i thuhet STOP gjenocidit etnik dhe krimit. Kthejeni besimin dhe optimizmin këtij populli i cili është mjaftë i zhgënjyer nga qëndrimet dhe veprimet e juaja të deri tanishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button