Bushati: Thirrjet për destabilitet për të bllokuar reformën në drejtësi

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha nga Shkodra se thirrjet e Bashkës për destabilitet janë thirrje për të bllokuar reformën në drejtësi. Ai tha se këto thirrje nuk e nderojnë kryetarin e demokratëve, transmeton Oranews.tv.

Bushati: Jemi vend anetar ne NATO dhe kandidat per ne BE, dhe qytetaret tane duan te degjojne alternativa dhe projekte ne funksion te zhvillimit te vendit. Thirrjet per kaos nuk nderojne askend per me teper kryetarin e opozites te cilit nuk i shkojne fare keto thirrje. Thirrjet per destabilitet jane ne fakt thirrje per te bllokuar reformen ne drejtesi. Reforme e cila eshte thelbesore per qytetaret dhe te ardhmen europiane te vendit, dhe do te kete pajosa pozitive per jeten politike ne vend.

Bushati tha se kërkesa e opozitës për qeveri teknik është jo politike dhe jo logjike.

Bushati: Kerkesa e opozites per qeveri teknike eshte jo politike dhe jo logjike. Keto kerkesa kerkojne te shmangin agjenden e reformes ne drejtesi. Kemi nje rekomandim te qarte nga Komisionin Europian per integrimin e vendit ne BE, por nga ana tjeter kemi nje qendrim te pa kuptueshem te pd qe synon bllokimin e vetingut, i cili eshte thelbi i reformes ne drejtesi.

Ndërkohë Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi nga Fieri i ka bërë thirrje opozitës të kthehet në Parlament, që të miratojnë vetingun. Reforma në drejtësi ëhstë shumë e nevojshme tha Klosi pasi drejtësia sot po favorizon tutorët e jo fëmijët në nevojë që shfrytëzohen.

Klosi: Problemi i bllokimit të procesit të Vottingut është arsye e vërtetë e çadrës së opozitës. Duhet të zhbllokohet procesi i Vettingut, sepse po të gjykosh të gjitha vendimet që janë marrë për fëmijët në situatë rruge, asnjëherë nuk kanë shkuar në shërbim të këtyre fëmijëve. Të gjitha kanë shkuar në shërbim të tutorëve. Tutorët kanë qenë fituesit e çdo procesi gjyqësor. Po të njëjtët fëmijë trajtohen keqas në situatë të rrugës.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati këto komente bëri pas takimit me strukturat e Forumit rinor eurosocialist në Shkodër, ndërsa Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi ishte në Fier për nënshkrimin e marëveshjes mes institucionit që ai përfaqëson me 6 bashkitë e qarkut Fier për transferimin e kompetencave të shërbimit social tek njësitë vendore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button