Ferrari 812 Superfast, supervetura më e re me 800 kuaj fuqi

Ferrari citon edhe një herë të kaluarën e tij duke prezantuar në Sallonin e Gjenevës 2017 (9-19 mars) modelin më të fundit 812 Superfast. Në fakt ky do të jetë modeli që zëvendëson F12-ën. Me një peshë prej 1 525 kg, kjo coupé e re e Kalit arrin një shpejtësi maksimale prej 340 km/h dhe i duhen vetëm 2,9 sekonda që të arrijnë 100 km/h.

Për të rinovuar modelin sportiv V12, teknikët e shtëpisë së Kalit kërkuan që të tejkalojnë edhe modelin F12tdf, duke ofruar prestacione rekord. Motori 6,5 litra çliron 800 kuaj fuqi dhe arrin 8 500 xhiro si dhe ka një forcë tërheqëse prej 718 Nm. Marshet janë automatike me dopio freksion.

ferrari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button