Afrika do të marrë 672 milionë dollarë ndihmë

Në Konferencën donatore në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo janë grumbulluar 672 milionë dollarë nga 14 shtete. Mjetet u dedikohen viktimave nga grupi xihadist Boko Haram në Nigeri dhe vendet nga rajoni i liqenit Çad, transmeton MIA.

Shuma do të paguhet në periudhë prej tre vitesh. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara në atë rajon ka 10,7 milionë njerëz zë cilëve u nevojitet ndihmë urgjente.

Sipas KB-së, rajoni rreth liqenit Çad – Nigeria, Nigeri, Kameruni dhe Çadi. Sivjet kanë nevojë prej 1,5 miliardë dollarë ndihmë.

Nga 672 milionë dollarë, vetëm 475 milionë do të ndahen sivjet.

Midis donatorëve nuk është SHBA-ja, për shkak se me marrjen e funksionit, presidenti Donald Tramp paralajmëroi shkurtim të ndihmës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button