Organizata “Të pa- çrrënjosurit” kundër “ndarjes së Maqedonisë”

Ka filluar protesta e paralajmëruar nga organizata e ashtuquajtur “Të pa- çrrënjosurit” ( Tvrdokornite) e cila ka nisur nga Kisha Ortodokse në Shkup, ku janë mbledhur qindra qytetarë për të shprehur revoltën e tyre kundër politikanëve që duan ta ndajnë Maqedoninë dhe të sjellin edhe një gjuhë të re.

Zëdhënësi i organizatës Dragan Ugrinovski, para gazetarëve ka deklaruar se organizata e tyre ekziston ka një muaj dhe se në mënyre të qetë duan të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj asaj që po merren vesh politikanët në Maqedoni.

Marshi nga Kisha Ortodokse Maqedonase do të drejtohet deri tek Parku i Gruas para Kuvendit.

Kreu i Organizatës “Të pa- çrrënjosurit” Dragan Ugrinovski, deklaroi se janë grumbulluar vullnetarisht për të mbrojtur Maqedoninë dhe apeloi tek mediat që të mos e etiketojnë ose ndërlidhin këtë Organizatë me parti politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button