Statusi në Facebook është shfrytëzuar për spinim

[Recension: Ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet” – Nuk ka furnizim të rregullt të materies në formë të pluhurit]

Ky artikull nuk është lajm, por është një status i marrë nga Facebook-u që është transmetuar si produkt gazetaresk. Маteriali është spinues dhe nëpërmjet fotografive i manipulon lexuesit që të diskreditojë funksionarë të lartë të LSDM-së, mirëpo edhe përfaqësues të “Revolucionit laraman” dhe mbështetës të tyre.

Titulli “Ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet” – Nuk ka furnizim të rregullt të materies në formë të pluhurit”, është tendencioz dhe ka për qëllim të ndërlidhë kafiteritë e përmendura me veprime joligjore dhe t’i njollosë ata, mirëpo edhe të tërheqë numër sa më të madh të klikimeve.

Ден на жалост во кафичите Гнездо Љубов и Излет – Нема редовен дотур на бела прашкаста материја zurnal.netLinku deri te artikulli origjinalDitë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet” – Nuk ka furnizim të rregullt të materies në formë të pluhurit

Data dhe koha e publikimit: 20.02.2017

Data e recensionit: 22.02.2017

Recensuese: Аna Anastasovska

AKUZA SERIOZE TË SHPREHURA ME LEHTËSI

“Nesër është shpallur ditë zie në kafiteritë “Gnezdo”, “Ljubov” dhe “Izlet”. Nuk do të ketë furnizim të rregullt të materies së bardhë në formë të pluhurit dhe të formave të tjera të  produkteve për halucinacion. #pravdazaSetko”, shkroi mbrëmë Milenko Nedellkovski në profilin e tij në Facebook”.

Ky është publikimi në “Facebook” i udhëheqësit Milenko Nedellkovski, i cili është marrë dhe është transmetuar si lajm krzesor. Në këtë mënyrë, jo vetëm që është shkelur Kodi i gazetarëve dhe që nuk janë respektuar standardet gazetareske. por është publikuar edhe një akuzë serioze.

Në fakt, kafiteritë që përmenden në artikull ndërlidhen me veprime të paligjshme, siç është shitja e drogës. Me këtë rast, nuk dëshmi për këtë, por i gjithë pohimi bazohet në atë që është shkruar në “Facebook”.

Pastaj, në tekst bëhet një manipulim i madh nëpërmjet fotografive të publikuara. Në fakt, në fotografi shihen funksionarë të lartë të LSDM-së se si rinë ulur në kafiteritë e përmendura, e poashtu ka edhe fotografi të mbështetësve të “Revolucionit laraman”.

Në këtë mënyrë, ata lidhen me atë që e ka shkruar Nedellkovski që të duket se të lartëpërmendurit janë shfrytëzues të drogës, që poashtu, është një akuzë serioze, për të cilën, edhe atë si, mund të ngrihet padi penale.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button