Gjendet vajza e zhdukur nga rajoni i Kërçovës

Është gjetur vajza dy vjeçare e cila mbrëmë ishte paraqitur si e zhdukur në fshatin Klenoec.

“Vajza është gjallë dhe shëndoshë. Është gjetur midis fshatrave Klenoec dhe Izvor në një humnerë, rreth orës 15:00. Fëmijën e kanë gjetur nëpunës policorë të cilët nga mëngjesi po kërkojnë, ndërsa janë përfshirë edhe qentë e policisë dhe një dron. Ndaj fëmijës do të kryhet kontroll mjekësor dhe bisedë me përfaqësues nga Qendra për punë sociale”, deklaroi zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski.

Ai shtoi se bëhet fjalë për një aksion i cili ka filluar mbrëmë në orën 21:10 minuta nga policët e Kërçovës dhe banorët e vendit, pas marrjes së denoncimit për zhdukjen.

“Hetimi ka zgjatur deri natën vonë, ndërsa vazhdoi sot në mëngjes me rreth 20 policë dhe banorët. Terreni ishte shumë i keq dhe vështirë i depërtueshëm, por me organizim të mirë vajza është gjetur”, tha Dimoski.

LEXO: Një vajzë dyvjeçare është paraqitur si e zhdukur në rrethinën e Kërçovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button