Një vajzë dyvjeçare është paraqitur si e zhdukur në rrethinën e Kërçovës

Policia në Kërçovë po gjurmon pas një vajze dyvjeçare, e cila mbrëmë është paraqitur si e zhdukur në fshatin Klenoec.

Siç kumtoi MPB-ja, V.J. (32) nga fshati Karbunicë dje në orën 20:50 me telefon në Stacionin policor Kërçovë ëshët paraqitur se të njëjtën ditë rreth orës 13:45, së bashku me dy mbesat e tij të moshës gjashtë dhe dyvjeçare, ka lëvizur nëpër rrugën lokale nga fshati Klenoec drejt fshatit Izvor.

“Gjatë rrugës në fshatin Klenoec, vajza dyvjeçare ka thënë se nuk mund të ecë më tej dhe ka mbetur rreth rrugës, ndërsa ai me mbesën e madhe u drejtua në fshatin Izvor. Pas një ore, kur u kthye në vend, ajo nuk ka qenë aty. U kthye në fshatin Klenovec, ku, po ashtu, nuk ka qenë. Menjëherë pastaj e ka denoncuar rastin në SP Izvor”, kumton MPB-ja.

Nga ana e nëpunësve policorë është krxer kërkim i terenit, i cili po vazhdon edhe sot, por vajza e zhdukur nuk është gjetur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button