Protesta e PD, Basha: Kjo është luftë, luftë do të ketë!

Një luftë e nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve ndaj pakicës që mban peng Shqipërinë e ka quajtur këtë të premte Lulzim Basha protestën e opozitës, shkruan Top Channel, përcjell Portalb.mk.

“Ky është sistemi kriminal, kasta kriminale, repuplika kriminale që duhet përmbysur me çdo kusht, me çdo kusht, përmbysur dhe varrosur për ti hapur rrugën një republike të drejtësisë, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Jo kriminelët, jo kodoshbiznesmenët dhe politikanët e korruptuar, kjo nuk është thjesht një protestë, një luftë që ka nisur mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kanë vendosur ta marrin fatin e tyre në duart e tyre duke marr zgjedhjet në duart e tyre dhe një pakice që do ta mbaj shqipëreinë peng e të burosur duke mbajtur peng zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Mjaft i ashpër ka qënë fjalimi i sotëm i Bashës, ku tha se popullit i ka ardhur durimi. “Nëse duan luftë, luftë do të ketë. Shpojini gomat, thyejuni dyert e dritare dhe nxirrini jashtë! Momenti po vjen ku nuk do të gjeni vrimë miu për tu futur, kur zemërata popullore të ngrihet. Ju bëj thirrje të gjithëve të marrim përgjegjësitë tona, të reagojmë orë e minutë për çdo padrejtësi, mos ktheni faqen tjetër por qëllojini me grusht”, tha Basha.

Ai akuzoi qeverinë se tenderat, konçesionet, privatizimet dhe pasuritë e shqiptarëve po ndahen mes katër pesë ‘oligarkëve biznesmenë’ të Edi Ramës, ndërkohë që vendi po zhytet në mjerim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button