Shkup, mbahet protesta e “Të gjithë kundër EVN-së” (FOTO)

Qytetarët iu drejtuan zyrave të EVN-së në lagjen Veri të Shkupit për të shprehur revoltën e tyre, siç thonë ata, kundër çmimeve të larta të energjisë elektrike. Organizatorët e protestës, dorëzuan një kërkesë me shkrim në dy gjuhë, tek drejtoria e EVN-së, duke iu dhënë 10 ditë afat për plotësimin e tyre, ne të kundërtën do të vazhdojnë të radikalizojnë masat, njofton tv21, përcjell Portalb.mk.

Kërkesat e Këshillit organizativ ndaj Korporatës për shpërndarjen e energjisë elektrike EVN-Maqedoni janë: Të ulen çmimet e energjisë elektrike, të falet borxhi i rrymës për disa kategori të qytetarëve, të largohet nga fatura 33 %-shi , dhe të largohet pagesa prej 500 eurove për kyçje në rrjetin elektrik. Gjithashtu ata kërkojnë që faturat të jenë në gjuhën shqipe. Protesta u zhvillua e qetë, në masa të rrepta sigurie nga policia.

nvnnn

LEXO:Nëse nuk plotësohen kërkesat, qytetarët përsëri në protesta kundër EVN-së

LEXO: “Të gjithë kundër EVN-së” organizon protestë në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button