SHGM kërkon që kryetari i Këshillit Gjyqësor t’u kërkojë falje gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ofendimin e gazetarëve nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, i cili në deklaratën e 22 shkurtit, raportimin e mediave për sistemimin e gjykatësve nga gjykata penale në gjykatën për kundërvajtje i vlerësoi si vullgaritete teatrale, ndërsa gazetarët i etiketoi si “gazetarë të vetëshpallur”.

“Deklarata e tilla të Karaxhovskit, të cilat përsëriten vazhdimisht, janë të papërgjegjshme dhe joprofesionale dhe paraqet përpjekje të pasuksesshme për rrënimin e kredibilitetit dhe integritetit të gazetarëve. Nëse ka pasur raportim joprofesional nga gazetarë të caktuar për sistemimin e gjykatësve, Karaxhovski mund të kërkonte mbrojtje nga Këshilli i Nderit në SHGM ose nga Këshilli për Etikë në media, ndërsa në instancë të fundit edhe nga organet gjyqësore, por në asnjë rast nuk kishte të drejtë t’i diskualifikongte të gjithë gazetarët, me qëllim dëmtimin e besimit të publikut ndaj mediave”, thonë nag SHGM.

Sipas tyre, Karaxhovski për gjendjet e vështira në sistemin gjyqësor nuk duhet të kërkojë fajtorë kujdestarë tek gazetarët, por duhet të marrë përgjegjësi personale për mangësitë në punën e gjykatave, për çka konfirmoi edhe vendimi i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut më 9 shkurt.

“Ai patjetër duhet të respektojë rolin e mediave në demokraci si mbrojtës të interesit publik, duke kërkuar vazhdimisht nga institucionet që të jenë transparente dhe të përgjegjshme. Paraqitja e tillë e Karaxhovskit korrespodon plotësisht me reagimet e Gjykatës Penale në lidhje me raportimet e mediave për ndryshimin e orarit vjetor të gjykatësve nga ana e U.D. kryetare e gjykatës, Tatjana Mihajllova, e cila në vazhdimësi nuk lejon ekipet gazetareske të xhirojnë në gjykimin e ish kryeministri Nikolla Gruevski, duke u fshehur pas kërkesës të dyshuarit të mos xhirohet. Megjithatë vendimi përfundimtar nëse do të xhirohet apo jo është e gjzkatësit, i cili vendos sipas bindjes së tij dhe duke u bazuar në interesin publik të qytetarëve të informohen për akuzat kundër ish kryeministrit. Kërkojmë nga kryetari i Këshillit Gjyqësor publikisht të kërkojë falje për ofendimet e shprehura ndaj gazetarëve, ndërsa nga gjykatësja Mihajllova të lejojë ekipet gazetareske të xhirojnë gjykimin e Gruevskit. E drejta e prezumimit të pafajsisë për ish kryeministrin nuk mund të ketë përparësi përpara të drejtës së opinionit publik për të qenë i informuar”, shtojnë nag SHGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button