VMRO-ja me tone të ashpra ndaj euro-deputetëve që e kritikuan për sektorin civil

“Përpjekja për fshirjen e tërë popullit nëpërmjet një deklarimi të turpshëm është akt për t’u dënuar. Maqedonasit në Shqipëri kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë edhe përskaj përpjekjeve të euro-deputetit Kovaçev dhe menduesit si ai me rezolutë të turpshme që të njëjtët t’i shpallin bullgarë”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së ndaj letrës së euro-deputetëve Brok dhe Kovaçev, e cila kishte të bëjë me aktivitetet e të ashtuquajturës organizatë “Stop Operacioni Soros”, njofton Portalb.mk.

“Të bëhen përpjekje për fshirjen e identitetit të popullit është akt i turpshëm, jo-demokratik dhe i pahijshëm, ndërkaq njëkohësisht të shprehet shqetësim për sektorin joqeveritar në Maqedoni është dyfytyrësi. Pozicioni i VMRO-DPMNE-së në lidhje me rolin e organizatave joqeveritare nën kontrollin e Xhorxh Sorosit është i pastër si kristali”, qëndron në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia thonë se Instituti “Shoqëri e Hapur” e ka uzurpuar dhe e ka shkatërruar sektorin joqeveritar në Maqedoni dhe se sipas tyre, tërë potencialin e tyre e kanë vendosur në disponim të një opsioni politik, duke i keqpërdorur të gjitha resurset e tyre.

Përndryshe, dy euro-deputetë, anëtarë të Partisë Nacionale Evropiane )PNE), Elmar Brok dhe Andrej Kovaçev i kanë dërguar letër kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në lidhje me organizatës “Stop Opercaioni Soros” (SOS) e cila i sulmoi mbi 20 organizata se kanë ndikuar në mënyrë destruktive në Maqedoni.

Brok dhe Kovaçev janë pjesë e Unionit të Federalistëve Evropian, nën të cilën bien Federalistët e Rinj Evropian, zyra e të cilëve në Maqedoni, gjithashtu u sulmua nga gazetari proqeveritar, Cvetin Çilimanov dhe SOS.

Në letrën e euro-deputetëve gjithashtu kërkohet që Gruevski, për shkak të afërsisë së qëndrimeve me Çilimanovin, të ndërmerr masa dhe të  përgjigjet se ai ndanë vlerat evropiane dhe parimet të cilat i përfaqësojnë ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button