Ali Ahmeti takoi Çarlls Garet dhe Alan Dankan

Realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, sundimi i së drejtës si dhe integrimi në Bashkimin Evropian janë parakushtet për stabilitet dhe siguri të shtetit të Maqedonisë. Kështu u shpreh sot, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në takim me ambasadorin Britanik Çarlls Garet, njofton Portalb.mk.

“Rrumbullakësimi i Marrëveshjes së Ohrit, sundimi i së drejtës si dhe integrimi EuroAtlantik janë parakushte për stabilitet dhe siguri në vend dhe kërkoi përkrahjen e Londrës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ndërsa ministrin shtetëror për Evropën dhe Amerikën në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Alan Dankan, Ahmeti e njoftoi se gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë se BDI-së do të diskutohet mundësia e opcioneve qeveritare duke mos përjashtuar edhe mundësinë e mbetjes në opozitë,  njofton Portalb.mk.

“Ahmeti njohtoi Ministrin Dankan që në mbledhjen e sotme të Kryesisë së BDIsë do të diskutohet për mundësitë dhe opcionet e BDIsë duke patur parasysh rezultatet zgjedhore, përfshirë edhe mundësinë e mbetjes së partisë në opozitë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Si ambasadori britanik por edhe ministri shtetëror për Evropë dhe Amerikë premtuan përkrahje për Maqedoninë edhe në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button