Poposki-Dankan: Presim që pozicioni i ardhshëm i Britanisë të mbetet i favorshëm për Maqedoninë

Proceset reformuese, perspektivat euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe gjendja e brendshme, kanë qenë pjesë e temave të takimit mes zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Punë të Jashtme, Nikolla Poposkit dhe ministrit britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan, njofton Portalb.mk.

Ministrat, ashtu siç deklarojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, kanë biseduar edhe për marrëdhëniet bilaterale, si dhe për referendumin e fundit të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar dhe për hapat e ardhshëm të Qeverisë britanike për dalje nga Bashkimi Evropian.

“Presim që pozicioni i ardhshëm i Britanisë së Madhe të mbetet i favorshëm në marrëdhënie me Maqedoninë dhe të rajonit, veçanërisht në pjesën e këmbimit ekonomik dhe përkrahjen në integrimet euroatlantike”, ka thënë Poposki në takim, duke shtuar se nuk pret ndërrime në llogari në vendet kandidate, veçanërisht në pjesën e marrëveshjeve tregtare që do të pasojnë.

Theks të veçantë,  Poposki dhe Dankan në takim i kanë vënë anëtarësimit të Maqedonisë në NATO si vendim strategjik.

“Ministri Poposki, duke shprehur falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të  Britanisë për integrimin e Republikës së Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, e potencoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve partnere mes të dy shteteve dhe nevojën për zhvillimin e lidhjeve”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button