Balotelli suspendohet për dy ndeshje

Mario Balotelli është suspenduar për dy ndeshje në Ligue 1 për shkak të fyerjeve ndaj referit, përderisa agjenti i tij Mino Raiola e ka kërcënuar se “do t’ia këpus gjuhën”.

Sulmuesi i Nice u ndëshkua me karton të kuq në javën e kaluar, që ishte kartoni i tij i tretë në këtë sezon, transmeton Koha.net. Dhe ky veprim i “SuperMarios” ka nervozuar agjentin e tij.

“Kam një zgjidhje. Do t’i këpus gjuhën, kjo është mënyra dhe më s’ka justifikime”, është shprehur Raiola për RMC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button