Tottenhami përshëndetet nga Liga e Evropës

Tottenhami është eliminuar nga Liga e Evropës nga skuadra belge, Gent, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Gent ka shkuar në 1/8 e finales pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm prej 2-3, ndërsa sonte takimi në “White Hart Lane” përfundoi me rezultat të barabartë 2 me 2, raporton Koha.net.

Vendasit e filluan më mirë takimin duke kaluar në epërsi përmes Eriksenit në minutën e 10.

Pas dhjetë minutave Genti barazoi shifrat kur sulmuesi anglez Kane shënoi autogol.

Në minutën e 40-të, Tottenhami mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Alli u përjashtua me të kuq pas një ndërhyrje shumë të ashpër në kundërshtarin.

Në pjesën e dytë Tottenhami, përkundër që ishte me një lojtar më pak në fushë, arriti të rikthejë epërsinë përmes Victor Wanyamas që shënoi një gol të bukur në minutën e 61.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 82 arritën të barazojnë shifrat përmes Perbet, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button