BDI vendosi t’i jep nënshkrimet LSDM-së (VIDEO)

22.40- BDI VENDOSI TI JEP NËNSHKRIMET LSDM-SË.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se kryesia Qendrore sonte gjatë mbledhjes ka vendosur që nënshkrimet t’ia jep LSDM-së.

“Kemi vendosur që nënshkrimet t’ia japim Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, por kjo nuk do të thotë që ne japim edhe aminin për formimin e Qeverisë të bëjmë koalicion me LSDM-në. Nënshkrimet i japim me qëllim që të respektohen disa afate, si që janë shpallja e zgjedhjeve lokale sepse prolongimi i tyre nuk shkon në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Në lojë janë të gjitha opsionet, domethënë shtjellohet opsioni i mbetjes në opozitë ose i përkrahjes së qeverisë së pakicës sepse interesi jonë nuk është pjesëmarrja në Qeveri me çdo kusht por realizimi i programit tonë politik. Ka mendime të ndara edhe për mbetje në opozitë edhe për Qeveri, takimet tona do të vazhdojnë” tha Osmani.

16:00

“Është kjo mbledhja e radhës e Kryesisë Qendrore të BDI-së në të cilën po bisedohet për vendimet e mëtutjeshme. Realizimi i ligjit të gjuhës shqipe ka dy mënyra, pra e para është që BDI të jetë në koalicion, pra në Qeveri dhe nën dy duke qenë në opozitë, por duke i dhënë mbështetje këtij ligji, por edhe një qeverie eventuale të pakicës. Mendojmë se tash po argumentohet për këto dy opsione. Çështja për ligjin e gjuhës mbetet kriter pa të cilin mund të tejkalohet, por format për t’u realizuar janë dy – në pozitë dhe opozitë”, kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në një konferencë për shtyp, raporton Portalb.mk.

Përparësitë e të qenurit në opozitë, sipas Osmanit janë se edhe ligjin do ta kalojnë, por edhe do t’i japim mundësi që të rishqyrtohen dhe zbardhen të gjitha dyshimet dhe akuzat të cilat kanë qenë ndaj BDI-së për periudhën e qeverisjes.

Osmani tha se Kryesia Qendrore debaton mbi këto argumente, ai gjithashtu tha se nuk beson që sot të arrihet ndonjë marrëveshje për këtë çështje dhe se debati do të vazhdojë dhe ditëve në vijim.

Sipas asaj që shpjegoi zëdhënësi i BDI-së, ky opsion nënkupton që BDI mund ta mbështesë me numra, pra vota Qeverinë, por nuk do të jetë brenda saj.

15:30

Vazhdon takimi i Kryesisë Qendrore të BDI-së në Reçicë të Vogël, pritet që zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani të jep deklaratë për media. Ashtu siç njoftoi më herët Ahmeti, sot po bisedohet për opsionin e “mundësisë për ngelje në opozitë të BDI-së”, raporton Portalb.mk.

14:00

Ka nisur mbledhja e Kryesisë Qendrore të BDI-së, në të cilën do të diskutohet për formimin e Qeverisë me LSDM-në, ose ngeljen e tyre në opozitë.

13:00

Funksionarët e BDI-së vetëm se kanë filluar të mblidhen në selinë e partisë në Reçicë të Vogël.

Më poshtë mund t’i shihni videon e nënkryetarëve, Nevzat Bejta dhe Teuta Arifi.

Qëndroni për të rejat e fundit me Portalb.mk.

10:48

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përpara fillimit të mbledhjes së Kryesisë Qendrore në Reçicë të Vogël tha se mundësia që të ketë marrëveshje sot është e vogël, transmeton Portalb.mk.

“Sot do ta shqyrtojmë opsionin për ngelje në opozitë”, tha Ahmeti.

Sipas tij, ende nuk është arritur marrëveshje në lidhje me atë se a do t’i jepen nënshkrimet liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, që ai të fitojë mandat nga presidenti Gjorge Ivanov.

10:00

“Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), sot në ora 13:00 do ta mbajë mbledhjen e ardhshme në Reçicë të Vogël, në të cilën pritet që të diskutohen çështjet e ngelura të pikave për formim të koalicionit qeveritar”, konfirmoi për Portalb.mk, anëtari i Kryesisë, Rafiz Aliti.

Aliti, megjithatë nuk zbuloi se për çfarë konkretisht do të diskutohet dhe nëse sot do të merret ndonjë vendim për dhënien e nënshkrimeve apo formimin e një koalicioni qeveritar me LSDM-në.

“Nuk mund të thëm asgjë në lidhje me vendimin, është mbledhje do të bisedohen variantet”, tha Aliti.

Zoran Zaev, dje deklaroi se Qeveria e re do të formohet në mars, ndërkaq nga ana tjetër VMRO-DPMNE, kërcënon se nëse BDI me LSDM-në formojnë Qeveri “do të defaktorizohet populli maqedonas dhe se kësaj Qeveria do t’i bëjë trysni me protesta”,

Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp dje tha se “BDI-ja nuk i jep mandat askujt, por bisedon që të arrihet marrëveshje për përkrahje reciproke për qeverisje të përbashkët me këdo qoftë prej partive politike”.

“Tani fillimisht fillojmë me bisedimet lidhur me atë nëse mundemi të harmonizojmë qeveri ndërmjet dy partive. Mendoj se para dikastereve kanë çështje më të rëndësishme, ndërsa kjo është harmonizimi i platformave. Harmonizim të platformave – programi i qeverisë. Programi zgjedhor i BDI-së është shumë i qartë dhe është prezantuar para qytetarëve dhe atje janë prezantuar të gjitha pikat të cilat duhet të implementohen. Dhe nëse kuptohet këtu nuk gjejmë pajtueshmëri kjo sërish është pengesë për lidhjen e marrëveshjes”, tha Osmani.

Megjithatë sipas informatave jo-zyrtare, merret vesh se tanimë janë diskutuar edhe resorët që do të drejtojnë shqiptarët, ndërsa LSDM e është pajtuar paraprakisht. Kështu, siç mësohet, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët e kanë kërkuar kryetarin e Parlamentit, dy zëvendëskryeministra (atë për eurointegrime dhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit), Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Ekonomisë, Drejtorinë për Siguri Publike, si dhe Drejtorinë e Doganave ose Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Ndryshe, BDI-ja, të mërkurë, i dha dritë jeshile ligjit të ri për gjuhën shqipe, ndërkaq në përgatitjen e draft ligjit, përveç BDI-së LR-PDSH-së dhe LSDM-së, kanë marrë pjesë edhe ekspert të kushtetutës, ndër to edhe profesori Osman Kadriu, i cili për Portalb shpjegoi se çfarë përmban ky ligj.

Ashtu siç shpjegoi Osmani, draft-ligji i ri, me miratimin e të cilit lejohet përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet shtetërore në Maqedoni, përmban çështjet të cilat janë në kuadër të rregullores së deritanishme kushtetuese, kurse për të gjitha çështjet e tjera që kërkojnë ndryshim të Kushtetutës do të duhet formim i mazhorancës parlamentare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button