Britani, mijëra rrënjë kanabisi në bunkerin bërthamor

Policia britanike ka gjetur me mijëra bimë kanabisi, me një vlerë prej 1 milion stërlinash, në një bunker nëntokësor bërthamor, të ndërtuar në vitet 1980, shkruan top-channel, përcjell Portalb.mk.

Bunkeri ishte ndërtuar për të strehuar zyrtarë, qeveritarë dhe personalitete politike në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

Padyshim zbulimi më i fundit i policisë britanike, në një bunker bërthamor të papërdorur, ku kultivohej kanabisi, “është më i madhi dhe më i sofistikuari”, sipas detektivëve britanikë.
Me mijëra rrënjë kanabisi janë zbuluar pas një informacioni të marrë në rrugë operative, nga detektivët, në një ish bunker bërthamor të ndërtuar në vitet 1980 në Wiltshire, në perëndim të Anglisë.

Vlera e bimëve narkotike, të cilat nuk janë numëruar deri në fund, mendohet se shkon në 1 milion stërlina.

Sipas krye-detektivit Paul Franklin, “ ka afro 20 dhoma në ndërtesë, nëpër dy kate të bunkerit, që janë gjetur bimët e kanabisit të rritur artificialisht”.

Edhe pse nuk ishte më objekt i Ministrisë britanike të Mbrojtjes, interesant është fakti se dyert e bunkerit bërthamor ishin të padëmtuara dhe janë hapur me çelësat që policia u ka kapur të arrestuarve.

Nuk ka ende njoftim për nacionalitetin e personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit, pasi të arrestuarit nuk kishin adresa fikse.

Policia britanike ka arrestuar gjashtë persona, tre brenda ambienteve të bunkerit dhe tre jashtë, që mendohet së ishin rojet dhe kultivuesit, të cilët u paditën për kultivim të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button