Berluskoni në ankand, 17 000 euro për të drekuar me të

Silvio Berlusconi ka nxjerrë në ankand, në internet, një drekë më atë të ardhurat e të cilës do t’i shkojnë të prekurve nga tërmetet e fundit që goditën qendrën e Italisë.

Oferta bazë ishte 10 mijë euro, por vetëm në pak orë ajo arriti në 17 mijë euro.

“Fitoni mundësinë e rrallë për të pasur një drekë biznesi me Silvio Berlusconi. I njohur për gjanialitetin e tij në komunikim dhe si politikan popullor, ai është një nga kolonat e shoqërisë dhe politikës italiane”, thuhet në faqen CharityStars, faqja që organizon ankandin.

Theksohet se dreka do të zhvillohet në Milano, në funksion të axhendës së ish-shefit të qeverisë italiane dhe se fituesi i ankandit nuk mund të marrë me vete më shumë se dy persona.

“Të dashur miq, kam vendosur të jepem hua në këtë ankand sepse besoj që secili prej jush duhet të bëjë maksimumin për të ndihmuar bashkëqytetarët në vështirësi”, shkruan Silvio Berlusconi në faqen e tij fejsbuk.

“Shpresoj që kjo shitje në ankand do të arrijë një vlerë shumë të lartë, shuma do t’i jepet Kryqit të Kuq”, vazhdon Berluskoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button