Marsh protestues në Shkup

E ashtuquajtura, shoqata patriotike maqedonase “Radikalist”, informon se sot në ora 17:00 do të mbajë protestë në Shkup e cila do të fillojë nga katedralja deri te “Parku i Gruas”, gjegjësisht, përpara Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.

Në njoftimin thuhet se marshi i nesërm është paralajmëruar përpara dhjetë ditëve, pasi që siç thonë ata “nuk mund të ekzistojë paramendim për kryerjen e trazirave gjatë krijimit eventual ose moskrijimit të Qeverisë”.

“Shoqata jonë të hënën me thirrje të shkruar do t’u drejtohet partnerëve të mundshëm qeveritar, ku do të kërkojë publikisht që të përgjigjet se çfarë është diskutuar në Reçicë të Vogël. Çdo heshtje ose përgjigje e cila nuk d të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe ligjet, do të jetë motiv që shoqata jonë nëpërmjet protestave t’i’ ftojë fajtorët në përgjegjësi të cilat nuk do të jenë me karakter ceremonial dhe nëpërmjet formave të ndryshme të rebelimit çdo ditë do të kryhen trysni legjitime derisa nuk tërhiqen vendimet e dëmshme”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, nuk kanë asgjë që LSDM dhe VMRO-DPMNE nëse koalicionojnë me partitë të cilët janë lojal ndaj ligjeve pozitive maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button