I vodhi policisë austriake para droge, sulmuesi shqiptar ia mbathi me vrap

Një histori e çuditshme gjyqësore po zhvillohet aktualisht në Salcburg të Austrisë, ku para trupës gjykuese këtë javë janë shfaqur dy shtetas shqiptarë të akuzuar për vjedhje. Në fakt, ata duhej të dënoheshin për trafik droge, por kthesa që mori ngjarja rrugës bëri që të pandehurit përfundojnë të dënuar për vjedhje. Ngjarja ka ndodhur në dhjetorin e vitit 2015, kur agjentët e infiltruar të policisë kontaktuan dy shqiptarët dhe negociuan me ta për blerjen e 7 kilogramëve heroinë. Takimi u caktua në parkingun e një fast-food-i në Eugendorf. Agjenti i policisë i dha shtetasit shqiptar që ulej në ndenjësen e pasagjerit në makinën e tij dy tufa parash “prove”, që ai t’i verifikonte nëse ishin false dhe më pas të kryhej shkëmbimi me mallin. Shqiptari, një 30-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur, pasi kontrolloi një kartmonedhë nga dy tufat e parave me një laps me rreze ultravjollcë, në vend që t’ia kthente agjentit të infiltruar, e shtyu këtë të fundit dhe doli me shpejtësi nga makina ku po bëhej “pazari”.

Gjithçka u pranua nga vetë 30-vjeçari këtë javë para gjykatës, ku i pandehuri pranoi fajin për vjedhjen e 102 mijë eurove. Ai deklaroi se nuk kishte ushtruar dhunë, por thjesht kishte marrë paratë që i ishin dhënë dhe kishte filluar të vraponte. Sipas avokatit të tij, shqiptari kishte shpjeguar se plani ishte realizuar me sukses meqë ai ishte në gjendje të shkëlqyer fizike. “Jam futbollist i mirë dhe si sulmues, vrapoj shumë shpejt”, ka qenë shpjegimi i tashmë ish-futbollistit shqiptar që ka përfunduar pas hekurave.

Duket se ai kishte të drejtë në këtë pikë, pasi arriti t’u largohej me sukses patrullave duke përfunduar në autostradë. Pasi u ishte shkëputur ndjekësve të tij, ishte fshehur në një kazan plehrash para se të arratisej përfundimisht. Ai u arrestua një vit më vonë, në nëntorin 2016 në Greqi, pasi ndaj tij ishte lëshuar një mandat kërkimi dhe arresti ndërkombëtar. Edhe bashkëpunëtori i tij, një 26-vjeçar, ishte arrestuar ndërsa po mundohej të largohej me makinë.

Çështja ka bërë shumë bujë në Austri, pasi ka nxjerrë të papërgatitur policinë vendase, e cila përveç të tjerave kishte mospërputhje në raportet e saj. Për këtë arsye, 26-vjeçari i dënuar me 1 vit dhe 30-vjeçar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button