Për Merkelin suficit buxhetor prej 7,7 miliardë euro nuk është i lartë

Suficiti rekord buxhetor i Gjermanisë në vitin 2016 nga 23,7 miliardë euro në të gjithë nivelet e qeverisjes nuk është aq i lartë siç duket, konsideron kancelarja Angela Merkel.

“Nëse e shikoni vetëm buxhetin federal, plusi është kryesisht i vogël”, deklaroi sot kancelarja pas takimit me kolegun e saj lituanez Saulis Skvernelis, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Sipas Merkelit qeveria do të vazhdojë t’i rrisë shpenzimet në sferën e sigurisë vendore, shpenzimet sociale dhe mbrojtjes. Gjermania siç tanimë premtoi disa herë do të duhet të arrijë deri në nivelin prej 2 për qind nga të ardhurat e saj kombëtare në çka insiston edhe administrata e re në Uashington.

“Në të njëjtën kohë nuk dëshirojmë të bëjmë borxh të ri. Me këtë hapësira për manovrim është kryesisht e kufizuar”, deklaroi Merkel duke i mohuar pohimet se suficiti i qeverisë federale në Berlin nga 7,7 miliardë euro është e mjaftueshme për valë të re të investimeve në infrastrukturën shtetërore. Vitin e kaluar Gjermania në nivel federal kishte suficit prej gjashtë miliardë eurosh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button