Sheqerinska: Doli gënjeshtër propaganda për federalizim, gjetëm zgjidhje në kuadër të Kushtetutës

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, gjatë takimit me ministrin shtetëror britanik për Evropë dhe për Amerikë, Alan Dankan ka deklaruar se në Maqedoni është ndezur drita e perspektivës  për qytetarët.

“U tregua që propaganda për federalizimin apo ridefinimin e shtetit, ishte gënjeshtër dhe manipulim për opinionin. Gjetëm zgjidhje në kuadër të Kushtetutës. jemi të vendosur që maqedonia të jetë shtet i së drejtës, të sigurojmë punë të papenguar për PSP-në dhe institucione të pavarura që do të punojnë në interest ë qytetarëve. Vendimi i qytetarëve dhe koncepti për bashkëjetesë, që është kapitali mëi madh i Maqedonisë, hap dyert për qeverionë e re që të përkushtohet në atë që realisht i preokupon qytetarët, e që është dalja nga kriza e madhe që ka përfshirë vendin dhe një jetë më cilësore për të gjithë”, ka deklaruar Sheqerinska në takim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button