SHBA për dëbimin e imigrantëve do të shpenzojnë mbi 400 miliardë dollarë

SHBA-ja do të mund të shpenzojnë më shumë se 400 miliardë dollarë në aksionin e dëbimit të rreth 11 milionë imigrantëve ilegal, publikoi “Njuzvik”.

Gazeta thekson se çmimi fillestar i ndërtimit të murit të kufirit me Meksikën është vlerësuar në 21 miliardë dollarë, ndërsa shuma do të rritet shumëfish kur do të shtohen shpenzimet për personelin e domosdoshëm për aksionin për dëbim të imigrantëve ilegalë.

“Njuzvik” thekson se edhe 15.000 persona do të punësohen në shërbimin imigrues dhe patrullat kufitare.

Ekspertët vlerësojnë se aksioni i Trampit gjithsej do ta kushtojë SHBA-në nga 400 deri në 600 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button