Në Turqi mbi 1.700 persona janë arrestuar për shkak të “propagandës terroriste”

Gjithsej 1.734 persona janë arrestuar në Turqi për shkak të “propagandës terroriste” përmes rrjeteve sociale pas tentimit për grusht shtet më 15 korrik të vitit të kaluar, publikoi agjencia turke e lajmeve Anadolia.

“Kiberpolicia”, që punon në identifikimin e të dyshuarve për propagandë terroriste përmes rrjeteve sociale, deri tani ka arrestuar të paktën 3.894 persona nga gjithsej 22.088 të identifikuar nga policia pas puçit të pasuksesshëm.

Gjithsej 1.328 të dyshuar janë liruar me kusht, ndërsa 1.734 janë arrestuar.

Autoritetet pohojnë se 69.937 shfrytëzues të rrjeteve sociale janë identifikuar se me siguri janë të lidhur me “propagandë për organizatë terroriste ose akte terroriste”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button