Një grua humbi jetën në Angli nga stuhia Doris

Një grua humbi jetën pasi që stuhia Doris e goditi Britaninë e Madhe dhe Irlandën.

Gruaja vdiq nga lëndime të rënda në kokë, pasi që  është goditur nga një send të cilin e ka marrë era. Incidenti ndodhi në Bulverhempton, në Anglinë Qendrore.

Stuhia Doris e goditi edhe Uellsin, ku shpejtësia e erës ka qenë mbi 150 kilometra në orë, ndërsa për shkak të borës në Skoci sot u mbyllën shkollat. Në Irlandë me mijëra shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Stuhia e ka vështirësuar edhe qarkullimin hekurudhor dhe atë tokësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button