BeH parashtroi ankesë para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë për gjenocid kundër Serbisë

Delegacion i Bosnjë e Hercegovinës sot sërish ka parashtruar ankesë para Gjykatës ndërkombëtare në Hagë për gjenocid kundër Serbisë.

Delegacioni i kryesuar nga Sakib Softiq, ish-avokat i BeH-së për veprën kundër Serbisë.

Kërkesa për ripërtëritje të ankesës është parashtruar pa pajtim të presidencës së BeH-së, njofton BTA.

BeH ka dorëzuar ankesë para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë në vitin 1993, kur e ka akuzuar Beogradin për spastrim etnik të kroatëve dhe myslimanëve gjatë luftës.

Më 26 shkurt të vitit 2007, gjykata vërtetoi se forcat e serbëve të Bosnjës kanë kryer gjenocid në Srebrenicë, kur janë vrarë rreth 8.000 myslimanë, por Serbia nuk është përgjegjëse për organizimin e gjenocidit.

Afati për rishqyrtimin eventual skadon më 26 shkurt të këtij viti./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button