Putin: Detyra e Rusisë në Siri është çrrënjosja e terrorizmit

Presidenti rus Vlladimir Putin sot deklaroi se detyrë e vendit të tij në Siri është që ta ruajë, siç tha, pushtetin legjitim në shtet dhe ta çrrënjosë terrorizmin, transmeton MIA.

“Nuk kemi plane që të përzihemi në punët e brendshme të Sirisë. Detyra jonë është që ta stabilizojmë pushtetin legjitim në vend dhe t’i shkaktojmë goditje terrorizmit ndërkombëtar”, tha Putin.

TASS transmeton se presidenti rus këtë e deklaroi në takimin me udhëheqësit ushtarak nga Flota veriore.

“Në qoftë se më shpejtë hapet zgjidhja politike brenda në Siri, do të kemi më shumë shanse me bashkësinë ndërkombëtare t’i shkaktojmë goditje përfundimtare terrorizmit në territorin sirian”, tha Putin.

Ai shfaqi shpresë se në suksesin e negociatave për Sirinë që sot fillojnë në Gjenevë, duke shtuar se Rusia dhe bashkësia ndërkombëtare janë të interesuar që ta fitojnë terrorizmin në Siri.

“Nuk do të duhet dhe nuk do të përzihemi në punët e brendshme të Sirisë”, konkludoi Putin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button