Nejmari nuk do të shkojë në burg

[Recension: Ankesa është refuzuar: Nejmari dy vite prapa grilave!] 

Çfarë përfundimi mund të nxjerrë lexuesi nga kjo përmbajtje mediatike. A do të shkojë futbollisti i njohur në burg ose jo?!? Titulli me ngulm thotë: “Nejmari dy vite prapa grilave!”, ndërsa në brendi të tekstit shkruan:

“Kjo do të thotë se edhe sikur të shpallet fajtor, Nejmari nuk do të shkojë në burg, pasiqë nuk ka qenë i dënuar më parë. Poashtu, kjo do të thotë se Nejmari nuk është e thënë, eventualisht, që të largohet nga Barcelona”.

Si ka mundësi që në një tekst gazetaresk të ketë dy qëndrime krejtësisht të kundërta, me të vërtetë është e pakuptueshme.

Ky është gabimi esencial në këtë tekst, mirëpo nuk është gabim më i vogël edhe ajo kur në fjalinë e njëjtë njëherë shkruani “Nejmar”, e pastaj shkruani “Neimar”. Në emër të qëndrimit profesional ndaj profesionit.

02212017-Vecer-NeimarLinku deri te artikulli origjinal: Ankesa është refuzuar: Nejmari dy vite prapa grilave!

Data dhe koha e publikimit: 20.02.2017, 21:46

Data e recensionit: 22.02.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

VEPRIM AMATOR

Nëse përpiqemi të gjejmë ndonjë sqarim logjik për këtë veprim amator, është se qëllimi i vetëm ka qenë që të mblidhen sa më shumë klikime. Për shkak se një titull i këtillë kategorik, që ka të bëjë me një yll shumë të njohur, planetar, të futbollit, gjithsesi se do të sjellë klikime. Mirëpo, ky është një veprim shumë joprofesional dhe manipulues.

Manipuluese është edhe fotografia, e cila në këtë rast ka pasur për detyrë vetëm ta mbështesë “mashtrimin” mediatik, e kini kujdes, procedura gjyqësore akoma nuk ka përfunduar!

Përveç kësaj, ky tekst është problematik edhe në aspekt të burimit të informatave. Burim nuk ka. Теksti është shkruar sikur ka ndodhur në fqinjësi të medies!

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button