5 gjëra që duhet të dini para se të ngatërroheni me një mashkull të shenjës Peshqit

Nëse partneri juaj është një Peshk ëndërrimtar, i ndjeshëm, romantik, sensual, artdashës dhe misterioz, atëherë lexoni më poshtë se si mund të silleni për ta bërë atë të qëndrojë i dashuruar dhe dhe të jetë i kënaqur nga lidhja juaj, shkruan Revista Class, përcjell Portalb.mk.

Përqafoni anën e tij të fshehtë

Nëse jeni e dashuruar me një mashkull të shenjës Peshqit, atëherë me siguri do e keni kuptuar se ai është në një botë më vete, një botë fantazie dhe ëndrre. Meshkuj si ata kanë nevojë për një partnere që do të kuptojë dhe do të pranojë lidhjen on/off që kanë me realitetin. Gjithashtu një femër që të kuptojë mënyrën sesi ata i shikojnë gjërat.

Harrojeni kontrollin

Për të manipuluar një mashkull Peshk është shumë e thjeshtë. Sidomos nëse keni personalitet dinamik, me anë të së cilit mund ta bëni për vete. Megjithatë sado patetikë dhe bashkëpunues që të duket, ata e kuptojnë menjëherë dhe nuk iu pëlqen kur të tjerët duan t’i drjtojë dhe t’i kontrollojnë. Ndaj harrojeni të mbizotëroni vazhdimisht mbi dëshirën e tij. Tregojini respektin e merituar.

Sensualitet VS Seks = 1-0

Peshqit në përgjithsi janë një nga shenjat më sensuale që pëlqejnë të bëjnë dashuri. Seksi i shfrenuar, i çuditshëm dhe barbar nuk është për këta meshkuj, ndërsa e kundërta, me qirinj, muzikë dhe dush plot shkumbë, po. Kushtojini kohë për të kënaqur shqisat e tij dhe do të shpërbleheni, pasi ai mund të kthejë bashkimin tuaj seksual në një përvojë pothuajse mistike.

Ëndrra të mëdha

E ka në DNA ëndrrën. Nëse mendoni se jeta praktike është më e vyer, ta dini se dëmtoni ëndrrat e partnerit tuaj, njëkohësisht edhe lidhjen tuaj. E vetmja gjë që duhet të bëni, nëse vërtet e doni, është ta ndihmoni që t’i bëjë ëndrrat realitet. Mbi të gjitha duhet të jeni pozitive, mbështetëse dhe optmiste sepse ata vdesin të kenë në krah një femër që i mbështet në çdo çast.

Inkurajoni pavarësinë e tij

Duhet të kuptoni sa më shpejt se është në dorën tuaj të ndihmoni këta meshkuj të qëndrojnë në këmbët e tyre, sepse shpesh herë kanë tendencë të vrapojnë larg realitetit dhe problemeve. Meshkujt me këtë shenjë duhet të dijë që jeni atje për ta, për t’i dhënë kujdesin dhe sigurinë që duan. Inkurajohini të zbulojnë hobi të reja, të dalin me miq (jo mikesha), të zgjerojnë horizontin, të kenë eksperienca të reja. Vetëm kështu lidhja juaj do të ketë vazhdim.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button