TANAP është moment historik për Korridorin Jugor të gazit

Njoftimi për përmbylljen e marrëveshjes së tubacionit të gazit natyror Trans Anadolian (TANAP), është një moment historik për realizimin e Korridorit Jugor të Gazit, tha të enjten presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, raporton Anadolu Agency (AA).

Aliyev theksoi se 65 përqind e projektit TANAP, 80 përqind e Gazsjellësit Kaukazian të Jugut, 35 përqind e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), dhe 90 përqind e Shah Deniz-it, të cilat janë pjesë përbërese e Korridorit Jugor të Gazit, janë finalizuar.

Gazësjellësi i Korridorit Jugor përfshin tre projekte të mëdha: zgjerimin e gazsjellësit Kaukazian të Jugut nëpërmjet Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, ndërtimi i TANAP-it nëpër Turqi dhe ndërtimin e TAP-it përmes Greqisë, Shqipërisë dhe në Itali.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen për TANAP me presidentin Erdoğan. Ceremonia e nënshkrimit në Stamboll ishte një moment historik për marrëveshjet e mëvonshme. Nëse nuk nënshkruhej projekti TANAP, projekti i Korridorit Jugor të Gazit nuk do të mund të realizohej”, shtoi ai.

Aliyev gjithashtu përshëndeti mbështejen për shpenzimet e këti projekt, të cilat erdhën në bazë të buxhetit të projektit që është përkrahur nga institucionet financiare si Banka Botërore dhe Banka Aziatike për Zhvillim.

Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore ka miratuar kredi prej 400 milionë dollarë Turqisë dhe Azerbajxhanit për projektin TANAP në dhjetor të vitit 2016. Kështu, Banka nënshkroi një marrëveshje financimi me qeverinë e Azerbajxhanit dhe Korporatën e tubacionit të naftës (BOTAS) të Turqisë për projektin në fillim të vitit 2017.

Aliyev tha se projekti, i cili është duke u ndërtuar me standardet më të larta ekologjike, është në fazën përfundimtare.

Projektet e Korridorit Jugor të Gazit kanë për qëllim sjelljen e gazit natyror nga Deti Kaspik në Evropë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button