Duke kursyer monedha grumbulloi paratë për të kryer Umren

Mina Mustafa, 40 vjeçari nga fshati Hotël i Kumanovës, ka zgjedhur një mënyrë të pazakonshme për të kryer Umren (vizitë e vendeve të shenjta Islame). Ai të hollat që nevojiten për kryerjen e Umres, saktësisht 1200 euro, i ka grumbulluar vetëm duke kursyer monedha prej metali prej 10 denarë, 50 denarë, 1 euro dhe 2 euro. Edhe pse me mundësi të kufizuara, ai monedhat nuk i ka mbajtur asnjëherë në xhep, por ka vendosur t’i mbyllur në kavanozë.

Mina Mustafa i cili është i papunë dhe pa të ardhura mujore, me dëshirën e tij kujdeset për mirëmbajtjen e xhamisë së fshatit Hotël dhe ndonjëherë bënë edhe punën e muezinit, por të ardhura nga kjo xhami ka vetëm në muajin e Ramazanit. Përveç kësaj, ai mundohet që me shitjen e librave, parfumeve dhe sendeve tjera të vogla të fitojë pak para për t’u plotësuar kushtet dhe për t’i shkolluar dy vajzat e tij. Vajza e madhe është e regjistruar në shkollën e mesme të Medresesë në Shkup, ndërsa vajza e vogël ndjek mësimet fillore në shkollën e fshatit.

Mustafa i cili për dy vite e gjysmë ka arritur të grumbullojë të gjitha ato para duke mos harxhuar asnjë qindarkë prej hekuri, për Anadolu Agency (AA) shpjegon se ideja i erdhi pas kthyerjes nga haxhi në vitin 2015 nga kënaqësia dhe dashuria e madhe ndaj Qabes. Ai shprehet se kur është kthyer nga Haxhi kishte dy dëshira, të regjistrojë vajzën e madhe në shkollën e Medresesë dhe të vizitojë përsëri vendet e shenjta Islame.

20170223_2_22019479_19188805_Web (670x470)

“Gjatë këtyre dy viteve nuk e kam pasur aspak problem të mbledh para për shkollimin e vajzës sime, por edhe t’i grumbullojë monedhat për në Qabe. Unë gjatë kësaj kohe vendosa që çdo para prej metali mos ta harxhojë dhe brenda Zoti ato i ka shtuar. Paratë asnjëherë nuk më kanë munguar për ta financuar shkollimin e vajzës time apo t’ua plotësojë dëshirat vajzave të mia”, thotë Mina.

Ai në vijim thotë se ka ndodhur të mbetet pa para, por përsëri monedhat nuk i ka harxhuar. Ai apelon që të gjithë ata që mendojnë se nuk kanë mundësi për t’i arritur qëllimet e tyre, të praktikojnë shembullin e tij si një përvojë qëllim-mirë.
“Nëse e kanë nijetin (qëllimin) e pastër dhe nëse e keni besimin në Zot, Qabja është një punë shumë e lehtë për ta vizituar. Nëse unë e kam bërë për dy vite e gjysmë, ju bëjeni për pesë apo dhjetë vjet. Mos të mendojë dikush se vetëm me para mund të arrish diçka. Jo, paraja nuk është gjithçka. Nëse e ke besimin në Zot, ju kisha preferuar të mos i largoheni namazit dhe t’i luteni Zotit, sepse me lutje i fiton të gjitha”, porosit Mina.

– Vajza e vogël e Mustafait, shpreson të kryejë haxhin duke praktikuar mënyrën e babait të saj

Vajza e vogël e Mina Mustafait, 12-vjeçarja Zubejda thotë se babai e ka porositur se monedhat që i ka mbledhur të mos preken, ndërsa gjithmonë kur ka pasur nevojë për të holla, babai i ka dhënë para të letrës dhe jo monedha. Zubejda thekson se nga kjo mënyrë e kursimit të parave ka mësuar se sado pak para të kesh, nuk duhet t’i harxhosh të gjitha, por një pjesë duhet t’i lësh anash.

Sikurse motra e saj, edhe Zubejda ka dëshirë që të vazhdojë shkollën e Medresesë. Ajo shprehet se dëshira e saj më e madhe është shkuarja në haxh dhe për ta përmbushur këtë dëshirë ajo thekson se do të praktikojë mënyrën e babait të saj.

20170223_2_22019479_19188810_Web (670x496)

“Kur ta kryej shkollën e Medresesë edhe unë dua të shkojë në haxh. Gjatë kohës në Medrese unë do të mbledh para si babai. Njerëzit nuk duhet të shprehen keq dhe të thonë se nuk kanë, sepse Zoti ka për të gjithë”, shprehet Zubejda për AA, duke shtuar se vetëm duke u lutur, Zoti të dhuron gjithçka.

Ndryshe, Mina Mustafa me të hollat e grumbulluar për dy vjet e gjysmë sot niset për të kryer Umren dhe kjo do të jetë hera e katërt e tij. Për herë të parë ishte në vitin 2009, ndërsa për herë të dytë dhe të tretë ishte bedel (i autorizuar për të kryer haxhin për dikë tjetër) në vend të dy të moshuarve të cilët për shkaqe shëndetësore nuk kishin mundësi të shkojnë në Haxh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button