Qeveria propozon masën çift-tek të makinave në Shkup

 Qeveria, me rekomandim të Ministrisë së Mjedisit ka obliguar MPB të përpilojë ndryshime të Ligjit për siguri në komunikacion, me futjen e masës çift – tek. Këshillave komunal dhe ndërmarrjeve për parkim publik u ka rekomanduar të shqyrtojnë mundësinë për rritje të çmimit të parkingjeve gjatë tejkalimit të pragut të alarmimit, me çka do të stimulohet shfrytëzimi i transportit publik si dhe mënyrë tjetër e transportit alternativ. Gjithashtu, Qeveria ka obliguar të gjitha organet e administratës publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të kufizojnë deri në (50%) të shfrytëzimit të makinave zyrtare për shkak të tejkalimit të pragut të alarmimit për ajrin e ndotur, shkruan  Gazeta Koha, përcjell Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button