Kanadezet mbajnë shaminë në kokë për solidarizim me muslimanet

Një grup femrash në Kanada ka vendosur që të mbajnë shami në kokë përgjatë një muaji të tërë, në mënyrë që të solidarizohen me muslimanet e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të ditës botërore të hixhabit (World Hijab Day), që në Kanada shënohet nga viti 2014, në qytetin Fort McMurray janë organizuar një sërë aktivitetesh të cilat kanë tërhequr vëmendjen e opinionit vendas.

Organizatorja e eventit në Fort McMurray, Kiran Malik Khan, theksoi se shtatë kanadeze të cilat kuptuan domethënien e kësaj dite, vendosën që të mbajnë shami në kokë, si shenjë përkrahjeje për gratë muslimane.

“U gëzuam nga dëshira e shprehur e tyre për të mbajtur mbulesë në kokë. Shamitë i vendosën në fillim të muajit dhe do ti mbajnë për 30 ditë”, tha Khan, e cila shtoi më tej se grave u është sqaruar mënyra e mbajtjes së shamisë, sepse siç tha, bëhet fjalë për një element fetar.

Kanadezja Vanessa MacMahon është njëra nga gratë e cila ka vendosur të mbajë shaminë në kokë, ndërkohë që duke rikujtuar sulmin mbi xhaminë në Quebec ditë më parë, tha se secili ka të drejtë të praktikojë fenë e tij.

“Pas sulmit në xhaminë në Quebec City në janar të këtij viti, mu shfaq dëshira për të vënë një shami në kokë. U vranë muslimanët të cilët ishin duke u lutur në xhami. Kjo nuk duhet të ndodhë në vendin tonë, por edhe askund tjetër”, tha kanadezja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button