Gratë pa kufinj nga Austria në Komunën e Çairit

Organizata “Women Without Borders” (Gratë pa kufinj) nga Austria, e përfaqësuar nga kryetarja e organizatës Edit Schlaffer dhe hulumtuesi Ulli Kropiunigg, si dhe partneri lokal Analitika, e përfaqësuar nga hulumtuesi Samet Shabani, vizituan kryetarin e Komunës së Çairit dhe e njoftuan mbi zhvillimet e fundit të projektit “Mother Schools” (Shkolla e Nënave).

Ky projekt synon të zgjërojë njohuritë dhe aftësitë e tridhjetë nënave nga Komuna e Çairit se si të identifikojnë shenjat e hershme të radikalizmit tek adoleshentët dhe si të ndërmeren masa për parandalimin e këtij problemi.
Seancat e edukimit për nënat do të fillojnë në muajin mars dhe do të zgjasin 10 javë, në lokalet e komunës tonë.
Ky projekt është tërësisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button