Maqedoni: 600 milionë euro për tenderë, ja lista e atyre që kanë fituar

Gjatë viti 2015 dhe 2016, institucione dhe kompani të shumta shtetërore kanë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me firma nga sektori privat në vlerë të përgjithshme prej mbi 600 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Marrëveshje më të mëdha për furnizime publike me firma nga sektori privat janë nënshkruar në vitin 2016 në vlerë prej 378 milionë euro, ndërkaq në vitin 2015 vlera e tenderëve të nënshkruara ka qenë 226 milionë euro.

Në krye të listës është tenderi i vitit 2016 për ndërtimin e gazsjellësit Negotinë-Kavadar-Manastir në vlerë prej 36.4 milionë euro, kurse në vitin 2015 tenderi me vlerë më të lartë është ndërtimi i Fakultetit për Edukatë Fizike, Fakulteti për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike dhe garazhet nëntokësore në vlerë prej 12.8 milionë euro.

Në top 100 e tenderëve me vlerë më të lartë të realizuara për vitin 2016 radhiten SHA “Resurset Energjetike të Maqedonisë” me vlerë prej 87 milionë euro, ndërsa në vitin 2015, Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 48 milionë euro. Ndërkohë, në mesin e kompanive që kanë fituar më shumë tendere gjatë këtyrë dy viteve të fundit është SHA “Granit“, Shkup, e cila në vitin 2016 ka fituar tender në vlerë prej 54 milionë euro, ndërkaq firma “Beton” nga Shtipi në vitin 2015 është fituese e tenderit në vlerë prej 20 milionë euro.

Në mesin e kompanive shtetërore që më së shumti kanë nënshkruar marrëveshje tenderike më firmat nga sektori privat në vitin 2016 është edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizim me ujërat, Ministria e Arsimit, Banka Popullore e Maqedonisë, NP “Rrugët Shtetërore”, SHA “Elektranat e Maqedonisë”, IPSH Instituti për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit, Ndërmarrja Publike për Qarkullim p Shkup, Drejtoria për mbrojtje dhe trashëgimi kulturore, si dhe Ministria e Shëndetësisë.

SHA “Resurset Energjetike të Maqedonisë” gjatë vitit të kaluar ka nënshkruar katër marrëveshje tenderike për ndërtimin e tre sistemeve gazsjellëse Negotinë-Kavadar-Manastir dhe Shkup-Tetovë-Gostivar, si dhe për mbikëqyrjen e ndërtimeve.

Ministria e Drejtësisë është e dyta që po ashtu në vitin 2016 ka nënshkruar tre tenderë për furnizime publike në vlerë totale prej 48 milionë euro të dedikuara për rikonstruimin e Spitalit të përgjithshëm shtetëror në Strumicë, për rikonstruimin dhe sanimin e Klinikës Universitare për sëmundje kirurgjike “Naum në Ohër”, dhe për furnizimin e ilaçeve për sëmundje të rralla.

Ministria e Shëndetësisë është institucioni i tretë shtetëror që ka nënshkruar tenderë në vlerë prej 44 milionë euro për përgatitjen e dokumentacionit teknik për ndërtimin e objekteve shkollave fillore dhe të mesme, si dhe ndërtimin dhe sanimin e konvikteve studentore.

Tenderët e publikuara gjatë vitit 2015 dhe 2016 nga institucionet shtetërore më së shumti i kanë fituar firmat si “Granit” – Shkup, “Rapid Bild” nga Kumanova, SHA “Maqedonia” – Shkup, “Sileks Kratovë”, “Beton” Shkup, “Ak Invest” – Tetovë, SHA “Alov Gjevgjeli”, “Pucko Petrol” – Plasnicë, “Vardargradba” – Shkup dhe “Elbijor” – Shkup. Prej firmave private marrëveshje tenderike më së shumti ka nënshkruar SHA “Granit” – Shkup, gjithsej gjashtë marrëveshje në vlerë të përgjithshme prej 54 milionë euro, prej të cilëve katër i ka të nënshkruara me NP “Rrugët Shtetërore” për sanimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe urave në Komunën e Manastirit, ndërtimin e tribunës veriore të stadiumit lokal në Manastir dhe një tender me SHA “Resurset Energjetike të Maqedonisë” për ndërtimin e sistemit të gazsjellësit.

Firma e dytë privatë që më së shumti ka fituar tenderë gjatë dy viteve të fundit është “Rapid Bild” nga Kumanova në vlerë prej 47.6 milionë euro për realizimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit. Në vendin e tretë që ka fituar tenderë në vitin 2015 dhe 2016 është SHA “Instituti i Ndërtimtarisë Maqedoni” me pesë tenderë dhe vlerë të përgjithshme prej 32 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button