Ja mesazhi në gjuhën shqipe që ministri britanik Dankan e përcjell për Maqedoninë

“Implementimi i shpejtë i prioriteteve reformuese” është njëri nga mesazhet që ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan do ua përcjell partive dhe liderëve partiak në Maqedoni. Gjatë vizitës në Maqedoni sot dhe nesër do të takohet kryetarin Gjorgje Ivanov, me kryetarët e partive parlamentare, me sektorin joqeveritar dhe me përfaqësuesit e Prokurorisë Speciale Publike, njofton Portalb.mk.

Para arritjes në Shkup, Dankan shkroi në gjuhën maqedonase, angleze dhe shqipe në faqen e Ministrisë për Punë të Jashtme Britanike ku shpjegon qëllimin e vizitës.

“Që kur Mbretëria e Bashkuar votoi që ta lëshojë Bashkimin Evropian, shpesh marr një pyetje të njëjtë nga njerëzit që i takoj jashtë vendit: Çfarë do të thotë kjo për vendin tim? Përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë- Britania do ta lëshojë Bashkimin Evropian, por ne nuk e lëshojmë Evropën.

Dua që këtë mesazh ta dërgoj në vizitën time të parë në Maqedoni. Përkushtimi ynë për Ballkanin Perëndimor është i fuqishëm. Sekretari për punë të jashtme qartë e porositi këtë gjatë kohës së vizitës së fundit në rajon, njësoj si dhe kryeministrja në fjalimin e saj për Britaninë Globale”, shkruan Dankan.

Ai theksoi se vizita e tij ndodh në një “moment të veçantë kyç në politikën e Maqedonisë”, kur në rrjedhë bisedohet për Qeverinë e Re, pas  zgjedhjeve të fundit të cilat ishin pa vendim të qartë.

“Në asnjë moment Britania nuk do të përzihet në çështjet e brendshme të juaja, që nuk janë tonat. Vi në Maqedoni që t’i dëgjoj të gjithë liderët e të gjithë partive politike dhe të përcjell një mesazh të qartë dhe të thjeshtë: Mbretëria e Bashkuar është mik i Maqedonisë dhe do të vazhdojmë ta përkrahim çdo qeveri të Maqedonisë që do të punojë për reforma”, shkruan Dankan.

Ai më tej thekson se për tejkalimin e pengesave për anëtarësim në BE dhe NATO do të duhet vendosmëri, vendim politik dhe padyshim disa vendime të rënda, ndërsa politikanët do të duhet t’i tejkalojnë dallimet që i ka krijuar kriza e deritanishme dhe të përkushtohen në demokraci dhe reforma të nevojshme që ta çuar vendin nga zhvillimi.

Si element kryesor ai i thekson reformat, por edhe transparencën, pa të cilën nuk mund të ekzistojë demokracia.

“Transparenca e tillë nuk do të jetë kërcenim apo ngacmim për politikanët dhe funksionaret publik. E kundërta, ajo na ndihmon ta përfaqësojmë popullin tonë. Gjithashtu, transparenca nënkupton që nuk mund t’i pranohen vlerat demokratike pa shoqëri aktive dhe dinamike të qytetarëve dhe sistem gjyqësor të pavarur nga ndikimi politik”, theksoi ministri britanik për Evropë dhe Amerikë para vizitës në Shkup.

Nga momenti që Mbretëria e Bashkuar votoi të largohet nga Bashkimin Evropian, njerëzit që i kam takuar jashtë shtetit shpesh më kanë pyetur të njëjtën pyetje: Çfarë do të thotë kjo për vendin tim? Përgjigjja ime është gjithmonë e njëjta, Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Europian por nuk e lëshon Europën.

Në vizitën time të parë në Maqedoni, dua ta përcjelli këtë porosi, që angazhimi ynë për rajonin e Ballkanit është i palëkundur. Këtë e ka bërë të qartë edhe Sekretari i Jashtëm gjatë vizitës së tij të fundit si dhe Kryeministri, në fjalimin e tij për Britaninë Globale. Tani unë jam këtu për ta përforcuar këtë qëndrim.

E kuptoj që vizita ime ndodhën në një moment tejet të rëndësishëm në politikën e Maqedonisë ku partitë politike tuaja politike punojnë në drejtim të formimit të qeverisë. E di që zgjedhjet tuaja të fundit qenë të papermbushura. Në asnjë mënyrë Britania e Madhe nuk do të ndērhyjë në atë që ështē puna juaj, jo e jona. Ardhja ime në Maqedoni pikërisht që t’i dëgjoj udhëheqësit e të gjitha partive tuaja politike dhe të potencoj një porosi të qartë e të thjeshtë: Mbretëria e Bashkuar është një mik i madh i Maqedonisë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo qeveri të Maqedonisë që të krijon reforma thelbësore.

Çdo vend është i ndryshëm por për politikat dhe veprimet e ndërmarra nga ana e Qeverisë së Maqedonisë vendos populli i Maqedonisë. Ne kemi shumë kujdes për vlerat e përbashkëta demokratike që ndajnë vendet tona dhe do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë që të jetë një partner i qëndrueshëm, i sigurtë dhe i suksesshëm. Ju keni përzgjedhur anëtarësimin në NATO dhe në BE si zgjedhjen më të mirë strategjike për vendin, dhe unë plotësisht pajtohem me këtë. Rruga e anëtarësimit në BE dhe NATO është thelbësore për stabilitetin e Maqedonisë, madje edhe në drejtim të sigurisë në rajon më të gjerë të Ballkanit Perëndimor. Tejkalimi i barrierave për anëtarësim kërkon vullnet, vendosshmëri politike dhe pa dyshim disa vendime shumë të vështira. Nevojitet që politikanët e Maqedonisë të tejkalojnë dallimet që janë krijuar nga kjo krizë aktuale politike e në vend të saj të përqëndrohen në reformat e nevojshme dhe parimet demokratike që do ta dërgojnë vendin para.

Demokracia nuk mund të ekzistojë pa transparencë dhe një sinqeritet i atillë nuk ka për qëllim të kërcënojë ose të dëmtojë politikanët dhe zyrtarët publikë. Përkundrazi, na ndihmon të veprojmë si përfaqësues të popullit tonë. Gjithashtu është e vërtetë që vlerat demokratike nuk mund të përvetësohen pa një shoqëri civile të shkahtë e vigjilinte dhe një sistem gjyqësor të pavarur nga ndikimi politik.

Gjatë vizitës time dua t’i dëgjoj pikëpamjet e liderëve politik dhe liderëve të shoqërisë civile. Shpresoj që do të jenë të hapur për sfidat me të cilat ballafaqohen dhe jam i bindur që do të kemi diskutime progresive lidhur me atë se çka mund të bëjmë sëbashku për t’i tejkaluar.

E di që gjatë vizitës time mund të takohen vetëm një pjesë të vogël të shoqërisë. Andaj, ju ftoj që t’i ndani sugjerimet tuaja për ta pasuruar njohurinë time. Më lejoni të kuptoj se si do ta përshkruani vendin tuaj sot – dhe nëse kishit mundur çfarë do të ndërmerrnit për ta ndryshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button