Gruevski me deklarata dëshpëruese për ngelje në pushtet

Në pyetjen se VMRO-DPMNE me cilat mjete do t’i mbrojë interesat nacionale dhe shtetërore, ndërkaq në kontekst të deklaratës së Nikolla Gruevskit se nuk do të lejojnë defaktorizim të popullit maqedonas, nga partia janë përgjigjur se detyrë primare e VMRO-DPMNE-së është që ta respektojë shumicën e qytetarëve, të cilët kanë votuar për programin e tyre dhe kanë dalë kundër ridefinimit të shtetit, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Ne e vlerësojnë zërin e tyre dhe do t’i mbrojnë interesat e tyre. Ekzistojnë shumë opsione se si do të siguroheshte vullneti i shumicës dhe në çdo moment mund të sigurohen më efikaset”, thotë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Deklarata e Gruvskit se VMRO-DPMNE do të qëndrojë në murin e mbrojtjes së interesave nacionale dhe shtetërore, analistët politik e vlerësojnë si deklaratë dëshpëruese dhe e cila është projektuar për anëtarësinë e tij.

“Në një situatë të këtillë, ai shihet se qaset në njëfarë mënyre që ta mbrojë të gjithë udhëheqësinë e deritanishme të VMRO-DPMNE-së, pasi që humbjen e pushtetit ndryshe s’mundet që ta arsyetojë, përveç me deklarata specifike të cilat janë të projektuara për anëtarësinë  tij. Nuk ka kurrfarë realiteti se pranimi i të drejtave të komuniteteve të pakicës, në rastin konkret pranimin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e saj, mund të jetë defaktorizim i popullit maqedonas, apo dikuj tjetër”, deklaroi Bllagoja Markovski, kryetar i Forumit Ballkanik për Siguri.

Profesori, ALajdin Demiri, qëndrimet e këtilla të Gruevskit i percepton si kërcënime dhe përpjekja e tij për të qëndruar në pushtet është dëshpëruese.

“Mendoj se gjatë kohë ka kësi kërcënimesh dhe të njëjtat janë në fakt të adresuara për BDI-në, deri te partnerët e tyre disavjeçarë. Vetëm ata e dinë se çfarë dosje kanë. Dhe kur kërcënimet me dosje nuk kanë sukses, Gruevski tani thirren në zgjim dhe mbrojtje nacionale. Ai të gjitha proceset progresive dhe reformat i përjeton si asgjësim të Maqedonisë”, deklaroi Demiri.

Megjithatë, Markovski paralajmëron se deklarata nuk është naive dhe thekson se e njëjta mund të jetë e rrezikshme, pasi që dërgon porosi deri te anëtarësia e partisë.

“Ajo është e rrezikshme nga aspekti i daljes në rrugë, daljeve masive, protestave dhe aktiviteteve të ndryshme radikale të strukturave brenda partisë dhe nga ai aspekt mund të vijë deri te ndonjë gjendje të caktuar të destabilizmit të sigurisë së Maqedonisë”, deklaroi Markovski.

Megjithatë, ai shton se pavarësisht masivitetit të tyre, protestat e tilla nuk do të shkaktojnë trazira të mëdha ose qëllime tjera më konkrete. Masiviteti i tyre, thotë ai, do të zvogëlohet me kalimin e kohës, pasi që atje ka njerëz të cilët nuk janë të shurdhër dhe të verbër ndaj ideologëve të ngjarjeve të tilla.

Demiri megjithatë, nuk beson se deklaratat e tilla do të çojnë deri në protesta të dhunshme nëpër rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button