ShkupiGYM me dy garues në Kupën e Maqedonisë (FOTO)

Në Maqedoni përvec sporteve më të popullarizuara siq janë futbolli, bsketbolli, mundja, karateja dhe sportet tjera, nga dita në ditë masovitet dhe interes te të rinjtë po paraqet edhe sporti i Bodyduilding dhe Fitness.

Në Shkup një ndër klubet më të organizuara dhe që tani po jep edhe rezultate, është Shkupi GYM, e që menaxhim të mirë të punës me sportistët e rinj ka bërë kryetari I klubit Muamer Abdullai, i cili është shprehur për PORTALB se tani më në Shkup po rritet interesimi për të qenë garues në këtë sport. Me themelimin e klubit të Bodybuildingut dhe Fitnessit “ShkupiGYM” ndjeshëm është rritur edhe masovizimi i këtij sporti në Çair dhe më gjërë në qytetin e Shkupit. Tani më është bërë fushë interesimi për të gjithë, e në veqanti nga rinia e këtij vendi që janë të apasionuar pas këtij sporti”, ka thënë Abdullai. Ai flet edhe për garën shtetërore “Kupa e Maqedonisë”, që do të mbahet me 15 prill në Shkup, ku klubi ShkupiGYM do të jetë pjesëmarrës me dy garues. Në kategorin “Men’s Physique Junior” deri në moshën 23 vjeç, kemi përfaqësues të klubit Bujar Ibraimin, ndërsa në kategorinë “Men’s Physique” mbi moshën 23 vjeçare nën 178cm, do të garojë Artan Sejdiu”, është shprehur kryerari I klubit Shkupi GYM, Muamer Abdullai.

Ndërkohë garuesi Bujar Ibraimi, i cili vitin e kaluar u shpall kampion duke u ngjitur në piedestal i pari, në garat shtetërore “Atlet i Maqedonisë”, ka folur enkas për PORTALB, duke thënë se tani ndjehet në formë edhe më të mirë dhe po punon maksimalisht shumë që me 15 prill të paraqitet në skene me performanc sa më të mirë dhe ta përsëris suksesin që kishte me 17 shtator të vitit të kaluar.

Bujar Ibraimi kampion në garat shtetërore “Atlet i Maqedonisë 2016”
Bujar Ibraimi kampion në garat shtetërore “Atlet i Maqedonisë 2016”

“Jemi duke munuar me intensitet të shtuar, sigurisht se për mua këto gara paraqesin një satisfaksion, duke dashur që të tregoj se vitin e kaluar jo rastësisht isha i pari. Gjithmonë është më e veshtirë të  mbrosh titullin se sa ta fitosh atë, por shpresoj se me punë dhe disiplin do të arrijmë të vazhdojmë me suksese”, ka thënë Ibraimi.

Artan Sejdiu është garusi tjetër i cili do të përfaqësojë ShkupiGYM-in, ndërsa ka thënë se tani gjendet në fazën garuese, ku kanë mbetur edhe pak deri në zhvillimin e garës.

Artan Sejdiu (40)
Artan Sejdiu (40)

“Po përgaditem maksimalisht për 15 prill, ku për dallim nga vitet tjera që isha si garus për klube tjera,  tani ndjehem edhe më i motivuar për tu stërvitur dhe më krenar me veten pasi në këtë garë do ta përfaqësojë klubin ShkupiGYM, klub që ju përket të shqiptarëve të Shkupit”, ka thënë Sejdiu i cili ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po i japin gjatë gjithë kohës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button