Rasti “Kumanova”, Malisheva: Ahmeti, Alimi dhe Duraku e kanë ditur grupi do të vijë në Maqedoni

Sot ka vazhduar seanca gjyqësore për rastin Lagjja e Trimave, ku bëhet dëgjimi i të akuzuarve. Deklaratë para trupit gjykues ka dhënë i akuzuari Andi Krasniqi i njohur si Komandant Malisheva, njofton TV21.

Gjatë pyetjeve të parashtruara nga avokati mbrojtës Naser Raufi, ai tha se ka ardhur në Maqedoni për t’u ndihmuar shqiptarëve, pasi ata ishin ankuar se të drejtat e tyre po shkelen dhe se Marrëveshja e Ohrit nuk po zbatohet. Sipas Malishevës, Ali Ahmeti, Sadulla Duraku dhe Ejup Alimi, kanë qenë në dijeni se grupi do të vijë në Maqedoni. Seanca akoma po vazhdon me bllokun e pyetjeve nga ana e prokurorëve publik.

Në seancën e kaluar të mbajtur më 17 shkurt dëshmoi i akuzuari Sami Ukshini. Ai tha se policët e forcave speciale që humbën jetën në “Lagjen e Trimave” kanë qenë të vrarë nga kolegët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button