Ja çfarë ka kërkuar BDI nga LSDM e Zaevit

Edhe pse akoma nuk ka asgjë zyrtare për themelimin e Qeverisë së re në Maqedoni, në opinion tashmë kanë filluar të dalin detaje të marrëveshjes LSDM-BDI-Aleanca për Shqiptarët.

Gazeta KOHA nga burime jozyrtare merr vesh se tanimë janë diskutuar edhe resorët që do të drejtojnë shqiptarët, ndërsa LSDM e Zoran Zaevit është pajtuar paraprakisht. Kështu, siç mësohet, BDI dhe ASH e kanë kërkuar kryetarin e Parlamentit, dy zëvendëskryeministra (atë për eurointegrime dhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit), Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Ekonomisë, Drejtorinë për Siguri Publike, si dhe Drejtorinë e Doganave ose Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP).

Tashmë për Ligjin e gjuhës shqipe, Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka përafruar qëndrimet me LSDM-në. Vet zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë mbrëmë se Kryesia e BDI-së ka shterur të gjitha argumentet sa i takon Ligjit për gjuhën shqipe, dhe në fund – edhe unanimisht dha pëlqimin për tekstin e këtij ligji. “Ashtu ne përmbyllëm këtë pjesë të debatit dhe prej ditës së premte do të fillojmë me pjesët tjera të harmonizimit të mundshëm të një platforme për bashkëqeverisje”, tha Bujar Osmani. Rafiz Aliti, pas takimit të Kryesisë tha se draft-ligji “mund të mos jetë i përkryer”, por kryesia dha pëlqimin për të vazhduar tutje me LSDM-në. “I kemi dhënë mbështetje parimisht (draft-ligjit për përdorimin e gjuhëve). Ngel që kryetari me grupin negociues të takohen me përfaqësuesit e LSDM-së”, tha Aliti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button