Moti në Maqedoni, gati gjysma e shtetit do të jetë në fazë të verdhë

Nesër në Maqedoni do të mbajë kohë relativisht e ngrohtë, ndërsa në pjesët perëndimore kohë pas kohe do të ketë erë të fortë që do të fryjë nga jugu. Të premten në mbrëmje dhe të shtunën në Maqedoni do ketë një valë të ftohtë dhe e lagësht, e cila do të sjellë vranësira dhe reshje të shiut, ndërkaq në pjesët më të larta të maleve reshje të borës. Më shumë reshje do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore, ku në nivel lokal pritet të bie rreth 15l/m2. Të shtunën, në veri të Maqedonisë do të fryjë erë e fortë.

Temperaturat e ditës gjatë fundjavës do të jenë prej 6 deri më 9 gradë celsius, ndërkaq të dielën do të jenë prej 6 deri 12 më gradë celsius.

Shërbimi Meteorologjik i Evropës për nesër ka dhënë paralajmërim për fazën e verdhë, për shkak të rrezikut nga era e fortë në pjesët perëndimore të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button