Partia politike – biznesi më profitabil në Maqedoni

Në shkencat politike, partitë karakterizohen si grupe njerëzish me ideologji dhe interesa të njëjta politike, të trajnuar me qëllim që të kryejnë veprime politike, më së shpeshti për marrjen dhe kryerjen e pushtetit, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Aktivitetet për marrjen dhe zbatimin e pushtetit në shoqëritë demokratike janë në formë të luftës demokratiko-parlamentare, gjegjësisht marrjen e pushtetit pas fitimit të shumicës në zgjedhje dhe zbatimin e së njëjtës derisa ajo shumicë zgjatë.

Në Republikën e Maqedonisë që nga pavarësimi dhe pluralizmi, partitë politike pushtetin e fitojnë nëpërmjet rrugës parlamentare, por në proceset zgjedhore ka pasur shumë keqpërdorime.

Gjithashtu, në praktikë shumë shembuj reagojnë se përfaqësuesit e partive që e kanë marrë pushtetin, bëhen funksionarë shtetërorë dhe  pastaj përvetësojnë, prona të përbashkëta shoqërore.

Hulumtimi i fundit i organizatave anti-korroptive tregon se qytetarët e Maqedonisë vlerësojnë se korrupsioni është njëri ndër problemet më të rëndësishme në shtet.

Maqedonia nuk është shembulli i velëm ku sipas definicionit organizata jo-profitabile të bëhet mjet për përfitimin e profiteve të mëdha. Vetë liderët e partive më të fuqishme, mes vetes akuzohen për keqpërdorime, për krim dhe korrupsion.

Ish anti-korrupsionisti, Dragan Malinovski thotë se problemi është i lidhur me demokratizimin e partive politike, por edhe për perceptimin e opinionit ndaj keqpërdorimeve të funksionarëve dhe (mos)dënimi i tyre për promovimet që i devijojnë.

Politikologu, Ismet Ramadani, i icili ka përvojë me punën në partitë politike, sqaron se partitë dhe përfaqësuesit e tyre nuk do të mund të fitonin pasuri milionëshe, nëse të njëjtat do të kishin funksionuar në kuadër të kornizave të ligjeve të shtetit.

Duke folur për vendet me traditë demokratike, Ramadani thotë se nëse atje konstatohet pasurim i paligjshëm i partisë ose ndonjë përfaqësuesi të tyre, ata menjëherë do të përballeshin me përgjegjësi politike, me dënim nga publiko ose organet gjyqësore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button