PLT: A ishin turqit faktor derisa Gruevski i “tërhiqte për veshi”?

Duam edhe një herë ta porosisim tashmë politikanin e pensionuar Nikolla Gruevskin që të merret me realitetin dhe të ndalojë së krijuari teori të kota, porosisin nga Partia e Lëvizjes së Turqve në lidhje me deklaratat e tij të mbrëmshme.

“Më mirë është që të koncentrohet në periudhën e ardhshme në të cilën e pret procesi gjyqësor dhe rezultati përfundimtar i të gjithë kriminelëve nga qeverisja e tyre. Gruevski i cili deri para pak kohe ka folur për kantonizim dhe federalizim, këtë herë filloi të flasë për de-faktorizim dhe përsëri mundohet ta ulë inteligjencën e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga partia.

“Partia e Lëvizjes së Turqve e rikujton se gjatë kohës së qeverisjes së tij jo vetëm që turqit aspak nuk kanë arritur t’i zhvillojnë të drejtat e tyre, por kanë qenë të injoruar nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. Si pas kaq shumë vitesh qeverisje, pikërisht në këtë moment turqit iu bënë mjet për manipulim? Gjatë kohës së qeverisjes së Gruevskit, turqit i kanë shërbyer vetëm  si material për të harxhuar”, shtojnë nga Partia e Lëvizjes së Turqve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button