Gjendet pa shenja jete, një 65 vjeçar nga Trubareva

Në rrugën 34, te vendi “Kulla e Shkretë” në lagjen Ilinden, dje në mëngjes është gjetur një trup i pajetë i një burri, njofton Portalb.mk.

SPB Shkup informoi se pas paraqitjes, ekipi i tyre ka dalë në terren bashkë me prokurorin publik. Është konstatuar se bëhet fjalë për D.D. 65 vjeç, banor i fshatit Trubarevë.

Pasi që mjeku e ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore që të bëhet autopsia dhe të konstatohet arsyeja e vdekjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button