Microsoft sqaron arsyen pse ka krijuar lojën Solitaire

Lojërat kompjuterike më të famshme, Solitaire dhe Minesëeeper, janë projektuar për të ndihmuar njerëzit që të mësojnë aftësitë e nevojshme për të përdorur kompjuterët, shkruan Revista Class, përcjell Portalb.mk.

Për shembull, Soliter solitaire u shfaq në vitin 1990, me qëllim që të mësojë njerëzit se si të përdorin mouse-in. Microsoft-it i duhej që përdoruesit e kompjuterit, të cilët deri atëherë i shkruanin rregullisht komandat, të mësoheshin me funksionet e mouse-it, si për shembull tërheqja e figurave. Dhe cila ishte mënyra më e mirë se tërheqja e kartave që bëhej me orë të tëra?

Është interesante se solitaire pati sukses, prandaj orë të tëra u kaluan me rregullimin e letrave.

Minesëeeper, i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 1992, është projektuar po ashtu për të ndihmuar përdoruesit në përdorimin e mouse-it, por këtë herë me konceptin e klikimeve në të djathtë dhe në të majtë.

Microsoft donte që ky veprim të bëhej pavetëdijshëm dhe pati sukses sepse kjo ndodhte me të vërtetë në kohën që njerëzit argëtoheshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button