Hungaria tërheq kandidaturën për Lojërat Olimpike 2024

Shteti i Hungarisë tërhoqi kandidaturën për organizimin e Lojërave Olimpike 2024, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Qeveria hungareze, sipas njoftimit që e transmeton rtk, tha se ky ishte një vendim i përbashkët mes Qeverisë dhe Komitetit Olimpik Hungarez.

Një grup nismëtarësh iniciuan një peticion me 250 mijë firma javën e kaluar kundër organizmit të Lojërave Olimpike në Hungari për shkak se ka kosto të lartë.

Qyteti i Budapestit ishte në garë me Los Angeles-in dhe Parisin për organizimin e Olimpiadës 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button