Guteresh dëshiron në KB të krijohet sektor i ri për luftë kundër terrorizmit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara propozoi në Organizatën botërore që të krijohet një sektor i ri për luftë kundër terrorizmit, i cili do të kryesohet nga zëvendësi i tij.

Guteresh këtë e deklaroi dje në seancën joformale të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

“Në mënyrë jozyrtare më propozuan këtë: është e domosdoshme që të ndahen target grupi për kryerjen e aktiviteteve antiterroriste dhe selia e KB-së për luftë kundër terrorizmit nga Sektori për çështje politike dhe të krijohet sektori i ri për luftë kundër terrorizmit. Qëllimi i vetëm i kësaj mase është të rritet efikasiteti, pa ndryshuar mandatet ekzistuese në sferën e veprimtarive kundërterroriste”, theksoi Guteresh.

Sektori i ri do të dorëzojë raport për punën para Asamblesë së përgjithshme, përmes sekretarit të përgjithshëm.

Sipas Guteresh aktivitetet e këtij sektori nuk do ta çrregullojnë sovranitetin nacional të ndonjë shteti-anëtar.

“Qëllimi është ta përforcojmë partneritetin me vendet-anëtare të KB-së në luftën kundër problemit transnacional për terrorizmin, i cili duhet të zgjidhet sa më parë”, theksoi sekretari i përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button