Ministri britanik për Evropë, Alan Dankan filloi takimet në Maqedoni

Ministri Shtetëror britanik për Evropë dhe për Amerikë, Alan Duncan arriti në Shkup ku filloi takimet me liderët e partive politike. Ministri Dunkan, vizitën në Shkup e filloi me takime me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërsa është paralajmëruar që të takohet edhe liderët e partive tjera në vend si dhe presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Popovski.

Paraprakisht është paralajmëruar se në takimet do të bisedohet për situatën aktuale politike, nevojën për reforma urgjente të cilat do të mundësojnë përparim drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe për planet e liderëve për ndërtimin e shtetit prosperues dhe inkluziv.

Poashtu, ministri shtetëror britanik Dunkan, në një adresim të tij me shkrim theksoi se do t’i vizitojë Maqedoninë dhe Malin e Zi të cilat, sipas tij, janë dy vende nga Ballkani Perëndimor që janë me rëndësi kyçe për Britaninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button